E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova jashtë agjendës të Samitit të Ligës Arabe

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka arritur që nëpërmjet pesë shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Liga Arabe të fusë çështjen e njohjes të vendit tonë në samitin e Ligës Arabe, që mbahet më 27 dhe 28 të këtij muaji në Siri të Libisë.

Zëdhënësja e MPJ, Albana Beqiri ka deklaruar se kjo ministri nuk ka arritur ta fusë çështjen e pavarësisë së Kosovës në këtë konferencë, përkundër përpjekjeve të shumta. I kemi shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike lidhur me këtë samit, por nuk ia kemi dalë, ka thënë Beqiri. Nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve të botës arabe janë shprehur se mosfutja e Kosovës në rendin e ditës së Samitit të Sirit dëshmon plogështinë e diplomacisë së Kosovës në raport me shtetet arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›