Del nga makina e të dashurit, tenton të hidhet nga ura
08/03/2009 Përsëritet “Flutura në kabinën time” tek “Ura e Lanës”
Flutura Çela, rreth 22 vjeç, ka tentuar të vetëflijohet pasditen e djeshme duke u hedhur nga ura e lumit të Lanës që ndodhet në rrugën e “Elbasanit” Tiranë. Në gjendje të rënduar nervore, por e gjakosur në fytyrë dhe trup, ajo është përpjekur të kryejë vetëvrasje publike në mes të kryeqytetit. Mësohet se 22-vjeçarja Çela ka qenë brenda një makine ku gjendej një mashkull, për të cilin policia dyshon se ishte i dashuri i vajzës dhe pikërisht tek semafori pranë vendit të quajtur “Kopshti i 7 Xhuxhave”, kur semafori ka ndalur lëvizjen, ajo ka dalë me shpejtësi nga makina dhe është drejtuar me shpejtësi në anën e ku ndodhet ura mbi lumin e Lanës. Në çastin ku Flutura Çela tentoi të hidhej nga ura me qëllim vetëvrasjen, nga pas iu vunë disa persona si dhe një nga policët rrugorë që gjendej aty afër, i cili në ato momente po kryente shërbimin pranë kryqëzimit të rrugëve “Xhorxh W. Bush” dhe “Bajram Curri”. Tre persona si dhe polici rrugor kanë arritur që të ndalin vajzën e re duke e kthyer në trotuar, ku më pas ata kanë bërë edhe përpjekje për qetësimin e saj. Mirëpo megjithëse u ndal nga polici rrugor Flutura Çela, mundi të largohet e gjakosur duke vrapuar në drejtim të lulishtes “1 Maji”. Pas reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Çela është ndaluar përsëri. Në të njëjtën kohë është shoqëruar në komisariat edhe personi që drejtonte automjetin nga doli shtetasja Flutura Çela. Nga deklarimi i tyre në polici, rezultoi se shkak i kësaj ngjarje është bërë një grindje e çastit midis dy të rinjve.