13-vjeçari në gjendje kome, u përplas nga një makinë. Kosova: Lëvizja në Tiranë rrezik për jetën
DURRES – Një fëmijë 13-vjeçar është plagosur rëndë mesditën e sotme, pasi u përplas nga një automjet në Shijak. Mësohet se 13-vjeçari SH. Mushlika udhëtonte me biçikletë, kur është përplasur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.
Vetë drejtuesi i makinës e ka transportuar djalin në spitalin e Durrësit, prej ku mësohet se 13-vjeçari është në gjendje tepër të rëndë.
Mjekët e spitalit të Durrësit kanë kërkuar transportimin e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë, apo në ndonjë spital privat më të specializuar, por transportimi i tij është shumë i vështirë, pasi nevojitet një auto-ambulancë me respiratorë, apo një helikopter i posaçëm.
Familjarët i bëjnë apel ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova për të bërë të mundur transportimin e djalit në një spital të specializuar, në mënyrë që ai të mbijetojë.
Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, 13-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet prej 3 orësh në gjendje kome.
KOSOVA: NGA TIRANA DËRGOHET NË DURRËS NJË EKIP ME NEOKIRURGË
Ora 16:00- Ministri Halim Kosova me të mbërritur në spitalin e Durrësit është shprehur se gjendja e 13- vjecarit që qendron në koma prej 4 orësh, paraqitet e rëndë, por se po bëhet e pamundura që ai të shpëtojë.
Kosova tha tashëm se në Durrës ka mbërritur edhe ekipi me mjekët neurokirurgë nga Tirana, të cilët mungonin. Ndërsa lidhur me mungesën e barnave në këtë spital, Kosova u shpreh se po bëhet gjithçka që të mos mungojë asgjë që do t’i vinte në ndihmë shpëtimit të jetës së djalit të aksidentuar.
“Do të bëjmë të pamundur që fëmija të shpëtojë”, thotë ai në një prononcim për News 24.
TOTOZANI: I SHQETËSUAR PËR RASTIN, NË KONTAKT ME AUTORITETET
Ora 15:40- I interesuar për ngjarjen është edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Mësohet se ai personalisht është nisur drejt spitalit të Durrësit për tu interesuar për gjendjen e djalit 13-vjecar.
“Jam i shqetësuar për rastin, në kontakt me autoritet”, ka thënë Totozani.
KOSOVA: DJALI DO TRAJTOHET NË DURRËS, LËVIZJA RREZIKSHMËRI PËR JETËN
Ora 15:25- Në një intervistë për News 24, ministri i Shëndetësisë Halim Kosova shprehet se është duke u marrë personalisht me rastin e 13-vjecarit, që ndodhet në koma në spitalin e Durrësit.
Sipas Kosovës, lëvizja e tij drejt Tiranës paraqet rrezikshmëri për jetën e djalit.
“Po merrem personalisht me rastin. Do të dërgoj ekip me neurokirurg nga Tirana dhe fëmija do të trajtohet në spitalin e Durrësit, pasi lëvizja paraqet rrezik për jetën e tij”, ka thënë Kosova.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)