13-vjeçari vret pa dashje bashkëmoshatarin
MILOT- Një 13 vjecar nga Miloti ka vrarë pa dashje me pistoletë një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në orët e vona kur 13 vjeçari Sh.B qëlloj nga pakujdesia bashkëmoshatarin e tij E.SH. Duket se arma pistoletë është marrë nga 13 vjeçari për t’u përdorur në një dasëm, ndërsa ia ka treguar shokut të vet rrugës, por loja me armën ka bërë që një plumb i dalë padashje të përshkojë trupin e të miturit tjetër E.SH, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas ngjarjes kanë shkuar efektivat e policisë ndërsa është bërë kqyrja e vendit të vrasjes së të miturit e cila, sipas ekspertëve, ka rezultuar vrasje nga pakujdesia. Sipas policisë fëmija 13 vjeçar ka pësuar tronditje psiqike ndërsa mendohet ta ketë hedhur armën pas vrasjes së bërë padashje duke u larguar dhe nga shtëpia pasi nuk mund të tregonte nga frika. Kanë qenë prindërit që kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe dorëzimin. Policia ka bërë dhe shoqërimin e të atit të fëmijës. Nga pyetjat e bëra në polici ai ka treguar gjithë ngjarjen. Ai ka rrëfyer se ka bërë shaka me armën duke ua drejtuar dhe shokëve të tjerë, me të cilët kishte shkuar në një dasëm, pa e ditur se mund të kishte fishek në gojëz. Por tërheqja e këmbëzës ka rezultuar fatale për njërin prej shokëve të tij i cili nga një plumb që i ka rënë pas koke duke i dalë në sy ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Laçit. Më pas i mituri SH.B e ka hedhur armën nga frika se mund të kishte fishekë të tjerë në të dhe ka ikur prej andej për tu fshehur nga frika. Arma është gjetur nga policia në një kazan plehërash, dhe rezulton që fëmija t’ia ketë marrë të atit që e mbante me leje në shtëpi. Në ceremoninë mortore të 13 vjecarit E.SH kanë marrë pjesë dhe prindërit dhe të afërm të familjes së të miturit që u vrau fëmijën nga pakujdesia, ndërkohë që i mituri po mbahet në polici nën kujdesin e psikologut në pritje të masës që do të japë gjykata në një rast të tillë.