Arsyetimet grumbulluq
Nuk kuptoj pse disa shtete qe nuk na kane njohur pavaresine i kemi me miq se disa te tjera qe nuk na kane njohur. Pra, pse disa mosnjohje jane me vellazerore se disa te tjera? Ose, pse disa shtete i arsyetojme e disa te tjera jo? Nuk di nese ne te drejten nderkombetare publike ekziston ndonje stad i shteteve qe e kane ndermend te te njohin. Ose shteteve qe kane deshire te te njohin, por kurre nuk e bejne kete gje.
Mua barabaresisht e hidhur me duket edhe mosnjohja e Indise, edhe ajo e Arabise Saudite, e edhe ajo e Brazilit.
Qeveria e Kosoves per mungese lobimi mund te fajesohet me te njejten mase si per Amerike Latine, si per Azi ashtu edhe per Afrike.
Pajtohem se lufte nuk duhet t'u shpallim shteteve qe nuk po na njohin, por nuk pajtohem qe gjithe energjine e lobimit ta shtjerrim ne nje kontinent, ose ne nje grup shtetesh te caktuara, sado qe indikacionet jane te qarta se nuk po funksionon dicka.
Ne rastin e vendeve arabe, profesoret e nderuar arabe e thane se vendeve te tyre palla nuk u ha nese kultura jone religjioze puqet diku me kulturen e tyre. Interesat shteterore, thane ata, jane perpara religjionit. Nese qenka keshtu dhe nese aduti yne i vetem i nje lidhjeje me keto shtete ka qene religjioni, atehere a ka mundesi qe politika jone e metutjeshme ndaj ketyre vendeve te jete me selektive. Perpara se te merremi me nje kontinent, a nje gadishull, institucionet e vendit do te benin mire qe ta benin nje harte te tyre, ku do te gjendeshin vetem vendet qe do te thyheshin me lehte. Vende keto qe nuk kane probleme me grupe separatiste. Tash ne do te mund ta conim Ministrin Skender Hyseni ne Gjeorgji te qendroje deri ne fund te mandatit te tij, ama lajm pozitiv prej atij vendi nuk do te mund te na sjelle, edhe perkunder faktit se ky vend eshte nder me proamerikanet ne bote.
Ambient te tille te papershtatshem do te hasim edhe ne te gjitha vendet aziatike qe kufizohen me Rusine. E gjithashtu do te ishte veshtire e imagjinueshme qe t'ua thyenim zemren as popujve arabe, qe jetojne ne territorin afrikan. Maroko, Sudani, Algjeria nese do ta njihnin pavaresine e Kosoves do te ballafaqoheshin po te njejten dite me kerkesa te brendshme, te te njejtes natyre. Pas shteteve me probleme te brendshme, nga harta jone e lobimit do te duhej te fshiheshin per nje kohe te caktuar te gjitha ato vende, qe tash per tash nuk kane disponim properendimor. Kjo liste shtetesh nuk eshte aspak e vogel. Irani, Venezuela, Nikaragua, Korea Veriore, Burma dhe vende te tjera te ngjashme, do te mund te futeshin ne kete shporte.
Marre parasysh shumesine e specifikave dhe interesave mbi te cilat funksionojne shtetet, eshte naive te pretendohet per njohje "en block". Pra, eshte naive te mendohet se Liga Arabe ose Konferenca Islamike jane terrenet me te pershtatshme per ta zgjeruar pernjeheresh listen e shteteve qe na kane njohur.
Ky abstenim i ketyre shteteve nuk duhet ta deshperoje askend, qe rastesisht ose qellimshem i takon te njejtit religjion me ta. Me keto vende mund te na lidhin 100 fije, por qe te gjitha bashke mund te jene te pamjaftueshme.
Ne paraqitjen e tij ne Konferencen "Kosova dhe Bota Arabe", Veton Surroi tha se me vendet arabe perputhemi ne kater pika. E vertete, por per disa prej ketyre vendeve, te gjitha keto lidhje tonat, jane shume simbolike dhe historike, krahasuar me lidhjet konkrete dhe aktuale qe ato mund t'i kene me disa vende te tjera. Cfaredo lidhje jona me Sirine eshte e zbehte krahasuar me lidhjet qe ky vend ka me Rusine.
Arsyetimi i Surroit, pos tjerash, ishte i bere grumbulluq. Ai thoshte se tradicionalisht jemi bukur shume te lidhur me vendet arabe, e ne anen tjeter akuzonte institucionet se perse kane pritur qe keto vende do te na njohin me automatizem. Nese lidhjet i paskemi kaq te ngjeshura, pse te mos prisnim? Turqia, per shembull, i realizoi pritjet tona. Pritjet per njohje kane dale te sakta shumicen e hereve.
Po besoj se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi me te drejte kane pritur ne mbeshtetjen e pakusht te vendeve arabe, sepse kane konsideruar se me ta kemi me shume afersi, se sa per shembull kemi me Kolumbine ose Belizen. Kur pritjet jane te medha, edhe zhgenjimi eshte i madh.
Prandaj, per shkak te ketyre komplikimeve, qe asnje lidhje me religjionin nuk e kane, qytetaret e Kosoves nuk duhet as te deshperohen e as te entuziazmohen me perkatesine e tyre religjioze. Per pavaresine e Kosoves nuk flitet as ne Kuran e as ne Bibel. Nese qenka keshtu, atehere mos te perzihen interesat shteterore me percaktimin fetar. Nuk e besoj qe religjioni ketu eshte ruajtur as per hater te Eritrese, Mauritanise, Sudanit, Sirise, ose kujtdo tjeter. Keto dy gjera duhet te pastrohen. Ne kemi te drejte te zhgenjehemi ne vendet islame qe nuk po na njohin, por kjo nuk ka nevoje ta afektoje ne asnje forme as Bashkesine Islame, e askend tjeter qe i takon ketij religjioni. Por, ne anen tjeter, kjo nuk na jep as te drejte qe te behemi mburoje amnistuese per kete pjese te kontinentit.
U befasova shume, edhe me njeriun e pare te Bashkesise Islame, z. Naim Ternava, ku ne nje takim me profesoret arabe, u tregonte atyre se ketu paska pasur lufte dhe se Kosova ka qene e okupuar nga Serbia. Pse ku paska qene bota arabe ne 20 vjetet e fundit? A nuk kane lexuar gazete, e as pare televizion gjate kesaj periudhe kohore? Apo, mos rastesisht gjate kesaj periudhe kohore ajo bote ka flirtuar me armikun tone me te madh? Me lejoni t'ua kujtoj letrat e dashurise qe Kryetari/Mbreti i Libise Moamer Gadafi ia dergonte kasapit serb, Slobodan Milosevic, dhe letrat qortuese qe ia dergonte liderit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Te parin e inkurajonte per te vazhduar trysnine per te bindur separatistet, me kusht edhe te perdorimit te dhunes, ndersa te dytit i thoshte ule koken dhe respektoje shtetin tend - Serbine. Gadafi edhe me tutje eshte pjese e Konferences Islamike dhe Liges Arabe. I njejti person, me po aq pasion demonstron dashurine e tij ndaj vendeve sllave - me theks te vecante Serbise.
Dicka ngjashem i shkruante Milosevicit edhe tashme i ndjeri Sadam Hyseni. Sigurisht ne kanale tjera letra ne adrese te Beogradit kane nisur edhe Siria, Sudani, e kushedi se kush tjeter.
Pra, problemi eshte te ballafaqimi per here te pare me te verteten. E ajo eshte se ne kemi qene te lajthitur per kohe te gjate sa i perket vellazerise me vendet arabe. Kjo vellazeri ka qene vetem nje konstrukt mendor, ne koken tone. Kemi dashur te besojme se kur te vije momenti i duhur keta diktatore do te na zgjasin doren e meshires, e cila nuk ekziston.
Sa i perket dashurise religjioze qe vendet islame kane per njera tjetren, dhe solidaritetin qe ato e tregojne per njera-tjetren, po e permend vetem Cecenine. Forcat ruse gjate viteve '90, e besa edhe sot e kesaj dite, i kane vrare rreth 20 per qind te popullates dhe i kane perzene edhe nja 20 per qind te tjere, askush prej botes islame, nuk i ka nderprere marredheniet diplomatike me kete fuqi. Madje, gjate kesaj kohe vetem sa i kane forcuar raportet. A nuk ka ndodhur ngjashem edhe gjate luftes ne Bosnje dhe Hercegovine. A nuk i vrane forcat serbe mbi 100 mije myslimane. Kush prej botes islame i shkeputi raportet me Serbine? Askush. Qe te jemi te sinqerte deri ne piken e fundit, te vetmet grupacione qe jane kujdesur per mireqenien e vellazerise islame, jane grupet qe aktualisht konsiderohen si terroriste. Edhe ne Bosnje edhe ne Ceceni, kane qene forcat e xhihadit, qe me aq sa kane mundur dhe me aq sa kane ditur, kane provuar pa sukses t'u vijne ne ndihme vellezerve fetare qe po masakroheshin prej te "pafeve". Keto forca terroriste, sot perndiqen fuqishem prej shumices se vendeve qe participojne ne Konferencen Islamike.
(*Kryeredaktor, gazeta "Express", Prishtine)
Shenim: Shkrimet e publikuara ne faqet e rubrikes "Opinion", nuk perfaqesojne domosdoshmerisht vijen editoriale te gazetes "Koha Jone"