Alibeaj: Ministria e Drejtësisë të kontrollojë Prokurorinë
TIRANË- Qeveria shqiptare nuk tërhiqet në asnjë rast nga ideja e saj për të vënë nën kontroll institucionin e Prokurorisë. Edhe projektimi që po përgatitet në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë synon pikërisht këtë gjë por duke e kamufluar mes shumë ndryshimesh të tjera. Ministri Enkeljed Alibeaj ka pohuar dje se në projektligjin e ri është parashikuar që duhet sanksionuar mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, kompetencat e tij në drejtim të prokurorëve por edhe një “marrëdhënie e balancuar” ndërmjet Prokurorisë, Kuvendit, Presidentit dhe Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, ligji i ri parashikon ndërhyrje në të paktën dhjetë çështje.
“Ushtrimi i ndjekjes penale është funksion ekzekutiv, ushtrimi i ndjekjes penale nuk bëhet për teka ose qejfe të dikujt ose të shumë kujt por bëhet thjesht dhe vetëm për interes të qytetarëve, në të kundërt, kriminaliteti e fenomeneve kriminale. Dhe sigurisht që sistemeve të pavarësisë, të pavarura qoftë gjyqësore qoftë edhe prokurorisë duhet thënë që komponenti thelbësor është ligjshmëria në kryerjen e detyrave. Që do të thotë pavarësi nga gjithçka dhe nga kushdo por jo nga kushtetuta dhe jo nga ligji. Elementi i vetëm që bota perëndimore ka gjetur është elementi i llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve ligjore. Me ligj është menduar është trajtuar dhe është caktuar në këtë sistem të pavarur të jetë llogaridhënës, të jetë llogaridhënës për zbatimin e ligjit të jetë llogaridhënës për t’u ushtruar ndjekjen penale sipas urdhërimeve të ligjit”,- tha dje ministri Alibeaj. Ai shpjegoi se në projektligj do të përcaktohet një marrëdhënie e balancuar midis Prokurorisë, midis Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidentit. Por në këtë projektligj synohet që Ministria e Drejtësisë të ketë një rol shumë të veçantë duke bërë kontrollin e prokurorisë por edhe do të japë rekomandimet përkatëse për mënyrën se si duhet të luftojë kriminalitetin prokuroria. “Është gjetur besoj një marrëdhënie e artë e cila ruan pavarësinë e Prokurorisë i jep përgjegjësi Prokurorisë, i jep llogaridhënie Prokurorisë dhe ndan përfundimisht përgjegjësinë në ushtrimin e ndjekjes penale”,- shpjegoi Alibeaj. Për të mos pranuar haptazi idenë e vendosjes së Prokurorisë nën ekzekutiv, Alibeaj kapohuar se këtë gjë e ndalon kushtetuta. “Ligji i ri nuk ka asnjë lloj tentative për të ndërruar këtë strukturë kushtetuese të ngritjes së këtij institucioni”,- tha ai.
Ministri shpjegoi edhe pikat e tjera ku mendohet të ndërhyhet në ligjin e për Prokurorinë, e sidomos në kufizimin e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. “Çështja e parë, e cila të paktën për gjashtë ose shtatë vjet nuk ka gjetur një trajtim të saktë, është ajo që ka të bëjë me hierarkinë brenda prokurorisë. Ju duhet të dini që sistemi i prokurorisë është i ngritur së paku në tre nivele, pranë rretheve gjyqësore, pranë apeleve dhe kabinetit pranë Prokurorit të Përgjithshëm. Ligji ekzistues nuk rregullon në mënyrë të qartë marrëdhëniet hierarkike që duhet të ekzistojnë duke filluar që nga Prokurori i Përgjithshëm e kabineti i tij e prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe prokurorive pranë gjykatave të rrethit. Me këtë ndërhyrje është bërë e mundur që të saktësohet se cilat do të jenë të drejtat dhe tagrat që do të ketë secili nivel i prokurorisë, mënyra e komunikimit të tyre dhe synohet të arrihet respektim i ligjit dhe i procedurave i procedurës penale në këtë rast”,- pohoi Alibeaj. Një moment tjerë ku kërkohet të ndërhyhet është edhe karriera e prokurorëve. Kjo do të bazohet në vjetërsinë në punë dhe arritjet personale të tyre në detyrë. -------------------------KOMPETENCAT
“Do ridimensionojmë figurën e Prokurorit të Përgjithshëm”
Ministri Alibeaj ka pohuar dje se ligji i ri synon edhe të rregullojë kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm karshi vartësve të tij. “Çështja tjetëre rëndësishme besoj edhe kjo është i të njëjtit formulim i kompetencave tëprokurorit të përgjithshëm. Ligji aktual ai që do të ndryshohet nuk saktëson dhe nuk detajon dimensionin dhe kufirin e saktë të kompetencave që duhet të ketë një prokuror i përgjithshëm në varësi të natyrës të një lloj logjike dhe të saktë të parashikimit të kushtetutës. Nuk ka përcaktuar të drejtat e menaxhimit administrativ që prokurori i përgjithshëm duhet të ketë ndaj prokurorëve të nivelit të dytë dhe të tretë. Do të duhet që prokurorëve të përgjithshëm t’i jepet me ligj instrumentet e duhura për të menaxhuar në mënyrë korrekte dhe strikte këtë sistem”,- tha ministri Alibeaj. Sipas tij, ligji aktual nuk e lejon këtë gjë dhe ministria po përpiqet që të ridimensionojë saktësisht figurën e prokurorit të përgjithshëm duke i dhënë në masën ekstreme më të madhe instrumentet në dorë. “Ndërhyrja në mandatin e prokurorit të përgjithshëm është një pasqyrim i domosdoshëm që duhet bërë ky ligj i parashikuar në kushtetutë”,- tha Alibeaj.
-----------------------------------------------------Ata do të hetohen nga kolegët e tyre por gjatë kësaj kohe do të ushtrojnë detyrën, deri sa të provohet fajësia
Ligji i ri, prokurorët do jenë pa imunitet
TIRANË- Sipas ministrit Alibeaj, një çështje e debatueshme është ajo e konfliktit të interesave në ushtrimin e detyrës, i cili gjen vende jo vetëm në sistemin gjyqësor por edhe në sistemin e prokurorisë. “Konflikti i interesave, i cili lind jo me dashje, mund të prekë jo vetëm prokurorët e thjeshtë të cilët e kanë të përcaktuar se zëvendësohen nga detyra. Me ndërhyrjennë ligj është bërë e mundur të jepet një formulë efikase e saktë e zbatuar në shumë vende të tjera perëndimore e cila ruan nga konflikti i interesit edhe prokurorin e përgjithshëm. Falë dhe një debati publik kjo çështje ka gjetur një zgjidhje të pranueshme”,- tha ai. Në këtë temë ministri pohoi se ligji i ri parashikon që prokurorëve t’iu hiqet imuniteti që kanë. “Kushtetuta e Shqipërisë, të paktën për prokurorët, nuk parashikon asnjë mbrojtje imunitare në ushtrimin e profesionit. Çudia më e madhe ka ndodhur që në vitin 2000 kur është miratuar ligji për prokurorinë është vendosur një koracë e fortë imunitare ndaj prokurorëve, diçka që as kushtetuta nuk e kishte parashikuar. Ndërhyrja që do të bëhet në këtë rast është se imuniteti i prokurorëve nuk do të jetë më, nuk ka imunitet më të madh për prokurorët përveç faktit të zbatimit korrekt të ligjit”,- tha Alibeaj duke përforcuar idenë që prokurorët të mos kenë imunitet. Por, sipas Alibeajt, prokurorët do të vazhdojnë të mbajnë detyrën edhe në rast se ndaj tyre do të ketë një kallëzim penal. “Paraqitja e kallëzimit penal nuk do të thotë asnjë gjë. Momenti që do të saktësojë dhe do të verifikojë nëse ekzistojnë kushtet për pezullimin e një prokurori thjesht gjatë ushtrimit të detyrës së vetë, do të jetë vetëm rasti i atribuimit të akuzës. Kjo do të thotë se nëse vërtetohet përgjegjësia penale atëherë do të kërkohet pezullimi nga detyra”,- tha Alibeaj.
Reagimi
EURALIUS kundër “varësisë” së Prokurorisë
Projektligji i ri për Prokurorinë është kundërshtuar pjesërisht nga ndërkombëtarët, dhe pikërisht në pjesën ku prokuroria duhet t’i japë llogari Ministrisë së Drejtësisë. Por kjo pjesë është anashkaluar nga ministri Alibeaj, i cili ka pohuar se reforma ka qenë e përbashkët e Ministrisë dhe Prokurorisë, me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve nga EURALIUS, OPDAT. “Të tilla procese reformuese kanë qenë procese të hapura sepse kjo Republikë ka nevojë të ketë asistencë konstruktive nga të gjithë grupet e interesit”,- tha Alibeaj. Menjëherë pas tij ka reaguar shefi i misionit EURALIUS në Shqipëri, Roland Miklau. Ai tha dje se drafti i paraqitur nga Ministria e Drejtësisë për Prokurorinë ka disa pika me të cilat ndërkombëtarët nuk bien dakord. “Drafti i paraqitur është interesant, ka hapa drejt standardeve evropiane. Ishte ngritur një grup pune që po diskutonte në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm, por ky diskutim nuk vazhdoi më. Më pas kanë ardhur propozime të reja. Por ka disa pika, në të cilat, ne nuk jemi dakord”,- tha ai. Këto pika janë pavarësia e pakushtëzuar e Prokurorisë nga çdo hallkë e qeverisë.