E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhërohen njerëzit e New Orleansit të lënë shtëpitë, uragani Gustav po afrohet "si mostër"

Majori i New Orleansit Ray Nagin ka urdhëruar që të gjithë njerëzit, 239 mijë banorë,  të braktisin qytetin sa më shpejt të jetë e mundur pasi Uragani Gustav po afrohet me shpejtësi shumë të madhe. Ai e ka quajtur këtë uragan si “nënën e të gjitha stuhive”.

“Është uragan shumë i fortë, një mostër e kategorisë 4 që mund të afrohet në brigjet e Louisianës, në perëndim të New Orleansit të Hënën” – lajmëroi ai.

Evakuimi është i pari që kur Uragani Katrina shkatërroi çdo gjë në Gusht të vitit 2005.

“Duhet të shqetësoheni dhe të ikni sonte pasi kjo është stuhia e shekullit”.

Urdhri i evakuimit, i cili nuk do të shoqërohet me forcat e policisë, do të fillojë që në 8 të mëngjesit të sotëm me orën amerikane.

“Nëse vendosni të qëndroni mos harroni se do të jetë gabimi më i madh i jetës tuaj” – tha Nagin.

Uji do të jetë në të gjithë qytetin dhe do të jetë e pamundur për ta të dalin prej andej.

Shumë vetë kanë vendosur të braktisin qytetin, i cili shtrihet nën nivelin e detit.

Qeveria ka vënë në dispozicion qindra trena dhe autobuza. Ditën e djeshme kanë lënë qytetin më shumë se 10 mijë njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›