Peshkopi,vodhi dyqanin e Celularëve, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Policia e Peshkopisë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eri Kaca, 19 vjeç, banues në lagjen "Gjok Doçi" në qytetin e Peshkopisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e tij u gjeten dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :
- 7 aparate celular
- 7 flesha
- 5 karta memorie
- 1 kompjuter Lap-Top
- Si dhe nje sasi kartash rimbushese
Mësohet se materialet e mësipërme janë vjedhur në një dyqan celularësh në qytetin e Peshkopisë, disa muaj më parë, pasi i riu ka mundur të depërtojë brenda në dyqan nëpërmjet një të çare muri në pjesën e prapme të hapur nga ai vet me mjete të forta . Dëmi i shkaktuar arrin vlerën 6.5 milion lekë të vjetra .
Po ashtu 19-vjeçarit i është gjetur dhe u sekuestruar edhe një armë zjarri automatik ,me dy krehëra si dhe 29 copë fishekë luftarak.
Tashmë mbi shtetasin Eri Kaca rëndon akuza e "Vjedhjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" .