135 vjet nga lindja e Faik Konicës, shënohet përvjetori i publicistit të madh shqiptar
Faik Konica sot mbush 135 vjeç por fjala sarkastike e inteligjencës së lindur e të kultivuar duket se rend me shpejtësinë e shpirtit të të rinjve të çdo kohë.
Mençuria Koniciane mbërriti si burim shumë i ftohtë në diellin e bukur të Ditës së Verës duke na rizgjuar thirrjen e të parëve.
Në menyrë të pavetëdijshme vogëlushet e vlersojnë kalimthi me lulet e kujtimit.
Pinjolli nga nëna i fisit të Ali Pashë Tepelenës vetë beu që mbajti për 13 vjet detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në ëashington do kishte shkruar kushedi ç'histori brilante me të dhënat pas vdekjes së tij.
Gjashtë vjet trupi i qëndroi në morgun e Bostonit, pse Enver Hoxha nuk pranonte ta kthente në atdhe sipas amanetit që ai i kishte lënë Nolit.
Prozator dhe poet, publicist estetist, kritik letrar dhe përkthyes e mbi të gjitha vizionar i Shqipërisë së vërtetë Europiane, Konica na sheh ende më shumë në Hije sesa në dritë.