E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu sfidon SHBA-të, refuzon ndalimin e ndërtimeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu refuzoi sot planet për ndalimin e ndërtimit të shtëpive për henrenjtë përreth Jerusalemit duke sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke përmendur zona nga Bregu Perëndimor që Izraeli pushtoi në luftën e 1967-s dhe që më pas i aneksoi, kryeministri Netanyahu deklaroi në parlament se "Gjatë 40 viteve të kaluara, asnjë qeveri izraelite nuk u kufizua në ndërtimin e banesave në Jerusalem".
Kryeministri izraelit bëri këtë deklaratë pasi media njoftoi se Hillari Klinton I kishte kërkuar Tel Avivit ta pezullonte projektin për ndërtimin e 1600 shtëpive në Jerusalemin lindor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›