Nuk ka përfunduar karriera e Beckham

Agjenti i David Beckham, Simon Oliveira, ka konfirmuar se futbollisti anglez planifikon t'i rikthehet futbollit, përkundër dëmtimit të rëndë që pësoi të dielën.
Mesfushori i huazuar te Milani është dëmtuar në ndeshjen e të dielës mbrëma ndaj Chievos, të cilën Milani e fitoi me rezultat 1-0 me anë të një goli të vonshëm të Clarence Seedorf.
"David është njeri që shërohet shpejtë, ai e di se do të mungojë në Kampionatin Botëror, por ai është mirë shpirtërisht".
"Ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë pas skanrave dhe operacionit. Sidoqoftë, nuk është fundi i karrierës së tij pasi që ai mezi pret rikthimin në MLS", deklaroi agjenti i Beckham.