E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkivi i Filmit do shfaqë projeksione, të Festivalit të Filmit

Në kuadër të edicionit të katër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit, që po mbahet në qytetin e Durrësit, Arkivi i Filmit, do të shfaqë disa projeksione, pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Duke filluar nga data 29 e deri në datë 2 shtator, do të shfaqen edhe disa filma dokumentarë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, ku si tema kanë mjedisin.
 

Bashkëpunimi midis arkivit dhe festivalit të filmit, përmbyllet me shfaqjen e filmit "Tetë e gjysëm" të regjisorit Frederiko Felini. Ky film vjen për herë të parë për publikun shqiptar dhe do të prezantohet nga Klaudia Kardinale, e cila interpreton në film.
 

Festivali Ndërkombëtarë i Durrësit mbyll siparin e tij më datë 2 shtator, ditë ku do të shpallen edhe çmimet për të gjitha kategoritë e filmave që marrin pjesë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›