E Diel, 1 Nëntor 2026

14 mars 2008 - Martinusz : Shqipëria e meriton ftesën për në NATO

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Znj. Jozefina Topalli  priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në NATO SH.T Z. Zoltan Martinusz.

Në fillim të takimit z. Martinusz vlerësoi të gjitha rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare në këto dy vitet e fundit, përfshi këtu rolin aktiv të Shqipërisë në rajon si faktor paqeje e stabiliteti.
Shqipëria, - tha ai, e meriton ftesën për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit si përsa i takon performancës individuale, edhe për qëndrimet që ka mbajtur për zgjidhjen me maturi të çështjeve të rendësishme në këtë rajon.
Ai u shpreh i bindur se Shqipëria do ta marrë ftesën për anëtarësim.

Nga ana e saj, Kryetarja Topalli njohu ambasadorin  me reformat dhe programet  ndërmarra nga qeveria shqiptare, Kuvendi dhe institucionet e tjera, në fushën ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, zhvillimin e infrastruktures, energjitikës etj.
Kryetarja Topalli tha se janë lehtësuar procedurat e liçenzimit të bizneseve, si dhe është instaluar teknologjia dixhitale në rregjistrimin e biznesve, duke krijuar kështu  një klimë të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj

Nga ana e tij Kuvendi po harton dy reformat kyçe për integrimin euro-atlantik të vendit, reformën në drejtësi dhe ajo në sistemin zgjedhor. Për këto çështje ka konsensus dhe bashkëpunim të plotë mes forcave politike tha Kryetarja Topalli.

Më tej, Kryetarja Topalli vlerësoi mbështetjen e Parlamentit të Hungarisë, si një nga parlamentet e para kombëtare që ratifikoi Marrëveshjen e StabilizimAsociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen e pandërprerë që ky shtet po jep për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Ambasadori i Hungarisë në NATO, z. Martinusz, vlerësoi ndër të tjera pjesëmarrjen e Shqipërisë me misionet e saj paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, fakt që sipas ambasadorit tregon sërish angazhimin e lartë të Shqipërisë për plotësimin e standardeve dhe marrjen e ftesës për anëtarësim
Kjo është arsyeja, - tha z. Martinusz, që ne besojmë se në Samitin e Bukureshtit Shqipëria do të jetë një nga vendet që do ta marrë ftesën e anëtarësimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›