16 mars 2008- Topalli: Djemtë e RENEA-s janë heronj. Falënderoj mjekët, pilotët, forcat e Xhenios, të gjithë për përkushtimin e jashtëzakonshëm.
Ajo bisedoi me mjekët për tu njohur me gjendjen e të plagosurve ndërsa takoi bashkë me ta, të lënduarit dhe të afërmit e tyre duke u uruar shërim të shpejtë e duke u dhënë kurajo për të përballuar dhimbjen.
Përgëzoj dhe falënderoj ekipin e mjekëve të Spitalit Ushtarak për gatishmërinë e tyre. Të menaxhosh një situatë të tillë në mënyrë kaq të veçantë është një meritë e jashtëzakonshme e tyre. Në spital kanë ardhur 169 të lënduar të shkallëve të ndryshme që po trajtohen këtu, ndërsa disa janë nisur për kurim të mëtejshëm 5 të plagosur në Greqi dhe 4 të tjerë në Itali. Është diçka e jashtëzakonshme që pa i bërë asnjë thirrje, të gjithë mjekët kanë ardhur për të qenë të gatshëm në këtë tragjedi, për t'i shërbyer të gjithë atyre që kishin nevojë. Falënderoj të gjithë shërbimin e Spitalit Ushtarak, jo vetëm për misionin dhe përkushtimin, por edhe për mënyrën e menaxhimit të kësaj situate", tha Topalli për median e pranishme.
Një falënderim të veçantë, zonja Topalli e bëri për pilotët e helikopterëve, për të gjithë djemtë e rinj të RENEA-s por edhe për Forcat e Xhenios që kanë shkuar sot në Gërdec për të bërë pastrimin e zonës në një moment jo të sigurt, kur ende ka alarme për shpërthime.
"Ata janë heronjtë tanë, janë heronjtë e vitit, tha Kryetarja e Kuvendit