4 prill 2008- Ambasadorja e Francës: Jemi të lumtur kur vendi juaj ecën përpara.
Kjo ngjarje, tha zonja Daviet, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe mbështetja e vendit tonë nuk do tju mungojë për asnjë moment
Duke vlerësuar ecurinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria dhe Kuvendi, zonja Daviet tha se këto reforma janë të rëndësishme mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë.
Ambasadorja e Francës njoftoi Kryetaren e Kuvendit se kanë nisur procedurat e ratifikimit të MSA-së Shqipëri-BE dhe së shpejti Asambleja Kombëtare dhe Senati francez do ta ratifikojnë atë.
Kryetarja Topalli tha se dita e djeshme ishte një ditë e madhe për Shqipërinë, përgjigje e reformave të mëdha që kemi bërë, ndërsa falënderoi qeverinë e Francës që, ashtu si vende të tjera mike, na qendrojnë gjithnjë pranë në proceset tona integruese.
Tashmë, pas marrjes së ftesës, që ishte realizim i ëndrrës së shqiptarëve, një etapë e re plot sifida shfaqet përpara nesh. Kemi të gjithë angazhimin vullnetin dhe seriozitetin për të vijuar në rrugën tonë pa kthim të realizimit të reformave. Është një proces në vazhdim që kërkon kurajo, vendosmëri e bashkëpunim. Këto muaj do të jenë muaj të një pune të madhe për të vijuar së pari me reformat në drejtësi dhe në reformën elektorale por edhe në fushat e ekonomisë, arsimit e të tjerë, tha zonja Topalli.
Duke u ndalur në zhvillimet në rajon Kretarja Topalli tha se është një kohë e mbarë për Ballkanin, dhe është shumë i rëndësishëm investimi i Frnacës në stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.