E Diel, 1 Nëntor 2026

14 shkurti Veliaj: Berisha të dashurohet me transparencën

Autori i Lajmit: Redaksia

Kreu i G99, Erjon Veliaj ironizon urimin e Kryeministrit, Sali Berisha me rastin e 14 shkurtit, ditës së dashuruarve. “Sot është festa e të dashuruarve dhe ia urojmë vetë njëri-tjetrit dhe s’kemi nevojë të na i uroj qeveria. Nëse ka një urim për dashuri, i kërkojmë zotit Berisha të filloj të dashurohet me transparencën jo me vjedhjen, me drejtësinë dhe jo me korrupsionin. Nëse kemi deficit dashurie, kemi deficit të dashurisë së qeverisë shqiptare me qytetarët dhe kjo duhet të jetë dashuria ku duhet të fillojmë të investojmë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›