Kufiri detar Nisin negociatat për marrëveshje të re me Greqinë
Autori i Lajmit: S. Topi
Shqipëria dhe Greqia po negociojnë mbi një marrëveshje të re për ndarjen e kufirit detar mes tyre, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë e cila rrëzoi draft-marrëveshjen e përgatitur duke e gjetur në kundërshtim me ligjin themelor të shtetit. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta e ka konfirmuar lajmin duke thënë se ka nisur puna me grupe dypalëshe për negocimin e koordinatave në det për vijën kufitare mes dy vendeve. “Qeveritë e të dy vendeve po eksplorojnë të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese që marrëveshja e re të mos pësojë fatin e të parës”,- ka thënë Ministri i Jashtëm Ilir Meta. Ai e kishte paralajmëruar edhe më herët rinegocimin e marrëveshjes për ndarjen e vijës kufitare ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke paralajmëruar madje se një gjë e tillë do të bëhet edhe me Malin e Zi.
Reagimet
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë e cila e shpalli antikueshtetuese marrëveshjen e parë, e cila ishte firmosur nga ish-ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Lulzim Basha për Shqipërinë dhe Dora Bakojanis për Greqinë, shefi aktual i diplomacisë shqiptare Ilir Meta, është shprehur se “do ta zbatojmë vendimin e gjykatës, edhe nëse nuk na pëlqen”. Ministri i Jashtëm ka shtuar se qeveria është në pritje të zbardhjes së vendimit të Kushtetueses për të parë argumentet me të cilat marrëveshja e parë u rrëzua. Anulimi i paktit për ndarjen e kufirit detar nga Gjykata shqiptare ngjalli reagime edhe në Greqi. Përfaqësues të Qeverisë Papandreu thanë se ishin të shqetësuar pas këtij vendimi ndërsa ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, është shprehur se gjithçka ndodhi ishte rezultat i lobimit të ekstremistëve dhe aksioneve politike të kryetarit të Partisë Socialiste në Shqipëri Edi Rama. Kushtetuesja ka rrëzuar Qeverinë duke i dhënë të drejtë Partisë Socialiste e cila e konsideroi si antikushtetuese marrëveshjen për caktimin e kufirit detar me Greqinë. Mendimi i socialistëve është mbështetur dhe nga aleatët e saj të majtë dhe të djathtë por Kushtetuesja ka pranuar vetëm ankesën e socialistëve. Kjo ankesë është diskutuar në muajin dhjetor në një seancë të gjatë të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë mbi 7 orë diskutime dhe debate mes palës ankuese dhe asaj mbrojtëse të marrëveshjes. PS kërkoi nga Gjykata Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes dhe rinegocim për të. Në mënyrë të veçantë deputeti Damian Gjiknuri njëri prej tre përfaqësuesve të PS-së në këtë çështje, i kërkoi gjykatës të thërrasë ekspertë të huaj para se të marrë vendimin e saj. Pretendimet e kësaj force politike u paraqitën gjatë seancës së 8 dhjetorit ku u gjykua kërkesa ankimore e PS-së për marrëveshjen në fjalë. Nga ana tjetër, palët e interesuara në këtë çështje, Kuvendi dhe qeveria, gjatë seancës që zgjati mbi shtatë orë kërkuan rrëzimin e kërkesës. Si palë e interesuar Ministria e Jashtme përmes përfaqësueses së saj, gjatë shpjegimeve, bëri me dije se qeveria shqiptare është në negociata për nënshkrimin e një marrëveshje të ngjashme edhe me Malin e Zi. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, ish-ushtarakë të lartë, diplomatë, juristë e historianë e kanë kundërshtuar me forcë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që sipas tyre shkel hapur sovranitetin territorial të vendit tonë me afërsisht 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010