Sllovenia: Do të lobojmë për lëvizjen e lirë të shqiptarëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Sllovenia do të lobojë në strukturat e Bashkimit Evropian që vizat për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të hiqen gjatë këtij viti. Kjo garanci i është dhënë zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Pavel Gantar. Në këtë kuadër, ai tha se Sllovenia do të punojë fort që liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën të ndodhë këtë vit dhe se ajo do të jetë e gatshme të ndihmojë me ekspertizën e saj gjatë procesit të integrimit evropian. Në fjalën e tij në takim, Meta, pasi shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë në Parlament, i shprehu Gantar besimin se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-sllovene. Ai theksoi se hapja e ambasadës sllovene në Tiranë do të shërbejë shumë në forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes, veçanërisht atij ekonomik. Gjithashtu, dy politikanët diskutuan mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, në mënyrë që ato të arrijnë të njëjtin nivel të shkëlqyer të marrëdhënieve politike mes dy vendeve. Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, kreu i diplomacisë shqiptare, Meta shtoi se së shpejti të dy vendet do të mbledhin Komisionin e Përbashkët të Marrëdhënieve Ekonomike, i cili do ti shërbejë bashkërendimit të punës për përmirësimin konkret të bilancit tregtar mes dy vendeve. Po dje Meta ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk. Në bisedën me të, Meta tha se: “Shqipëria ofron shanse të mëdha për investitorët sllovenë, duke qenë se ajo i ka shpëtuar efekteve drastike të krizës globale ekonomike” Nga ana e tij Presidenti Turk, u shpreh se përkushtimi politik i Sllovenisë ndaj Shqipërisë do të mbetet i fortë dhe se ky përkushtim duhet të konkretizohet tashmë edhe në terma ekonomikë. Në këtë kuadër, Turk kujtoi se hapja e kompanisë Merkator në Shqipëri, pak kohë pas vizitës së tij në Tiranë, i ka dhënë një sinjal të fuqishëm edhe investitorëve të tjerë sllovenë për Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010