E Shtunë, 31 Tetor 2026

“14 shtatori”, dështon seanca e pretencës

TIRANE – Pretenca e “14 shtatorit” dështoi sërish dje, edhe pse kanë kaluar 8 muaj, që procesi nuk zhvillohet për këtë shkak. 

Burime nga procesi pohuan dje se, seanca e radhës nuk u zhvillua pasi përfaqësuesi i organit të akuzës ende nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare. Seancën e kaluar prokurori i çështjes tha në gjykatë se nuk i kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare, pasi dosja ndodhej për konsultë te krerët e Prokurorisë. Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, për rreth 6 vjet, janë dëgjuar dëshmitarët si dhe janë administruar e shqyrtuar nga trupi gjykues provat shkresore e ato shkencore. Pesë të pandehurit e këtij procesi akuzohen të jenë përfshirë në turmën e armatosur, që pushtoi institucionet kryesore të shtetit në shtator të vitit 1998. Të paktën për ngjarje të tjera të ngjashme të ndodhura në atë kohë, gjykata e ka klasifikuar akuzën në “përfshirje në tubime të paligjshme”.                                                                         f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›