Sherr me leva për parkingun përballë Parlamentit
TIRANE - Dy të rinj plagosin rëndë në kokë me leva adoleshentin 19-vjeçar pas grindjes për parkingun në rrugën përballë Parlamentit në Tiranë.
Policia arrestoi dy të dyshuarit për ngjarjen me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim” me njëri-tjetrin. Aleks Lala dhe Redi Frashëri, 22-vjeçarë të dy banues në Tiranë, sipas policisë, janë arrestuar mbrëmjen e të dielës me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim ndaj një 19-vjeçari. Ata janë grindur me të riun Dori Jano, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë Parlamentit shqiptar në Tiranë. Të dyja palët sipas burimeve të policisë, kishin ndaluar me mjetet e tyre, ndërsa donin t’i parkonin ato për të vazhduar pjesën tjetër të orëve të natës. Personat në konflikt kanë pretenduar se e kishin zënë të parët parkingun dhe kësisoj mes tyre ka plasur grindje deri në konfrontim fizik. Lala dhe Frashëri me leva në duar, kanë goditur disa herë në kokë, 19-vjeçarin Dorian Jani, duke e lënë atë të plagosur rëndë. I dëmtuari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por pa rrezik për jetën. Një patrullë e policisë së Komisariatit nr.1, ka ndaluar autorët e dyshuar të krimit, të cilët më pas janë arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes në bashkëpunim. d.b