E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku, 91 vjet burg nëntë të rinjve

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti dje fajtorë dhe dënoi me 91 vite burg nëntë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike. 

 Në vendimin e shpallur dje, trupi gjykues dënoi me nga 14 vjet burg  të pandehurit Marenglen Halka e Piro Bregu; Toni Kushi dhe Petraq Lala, u dënuan me nga 11 vjet heqje lirie, Sokol Resulaj dhe Taulant Kapllani nga 10 vjet burg secili, ndërsa Albert Binjaku, Denis Mernica dhe Artur Rrumbullaku u dënuan me nga 7 vjet burg secili. Nëntë të pandehurit përfitojnë ulje dënimi, pasi ndaj tyre u aplikua gjykimi i shkurtuar për shkak se pranuan aktet në dosjen penale në gjendjen që i dërgoi Prokuroria në gjykatë. Të dënuarit u arrestuan më 17 mars të vitit të kaluar, te Pusi i Mezinit në Vlorë, teksa tentuan të trafikonin 344 kg hashash. Bashkë me drogën, policia kapi edhe një gomone me gjatësi 4,2 metra me të cilën do të bëhej trafikimi i narkotikut në Itali.                     f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›