14 të arrestuar për rrahje në Poznan

Policia polake ka njoftuar se 14 persona, tifozë të futbollit, janë arrestuar pas një rrahjeje në Poznan në mëngjesin e së dielës. Incidenti shpërtheu më pak se 24 orë para ndeshjes mes Kroacisë dhe Republikës së Irlandës në kuadër të Grupit C. Zyrtarët thanë se shishe dhe karrige u hodhën gjatë përplasjeve në sheshin kryesor të qytetit në Poznan rreth 1 pas mesnatës. Pamjet e marra nga xhirimet televizive treguan hedhjen e karrigeve në shesh para ardhjes së përforcimeve policore. Zyrtari i policisë, Andrzej Borowiak tha se dhjetë tifozë polak janë marrë në mbajtje, së bashku me tre irlandezë dhe një kroat. Dhuna erdhi një ditë pasi përkrahësit rus sulmuan pjesëtarët e sigurimit jashtë stadiumit gjatë ndeshjes kundër Republikës çeke në Wroclaw të premten.