E Diel, 1 Nëntor 2026

Në korrik fillon tërheqja e francezëve nga Afganistani

Franca do të fillojë tërheqjen e trupave nga Afganistani në muajin korrik dhe deri në fund të vitit do të jetë larguar edhe ushtari i fundit, bëri të ditur të dielën presidenti Francois Hollande.

Konfirmimi i tërheqjes vjen një ditë pasi një sulm në krahinën e Kapisës mbetën të vrarë katër ushtarë francezë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Talebanët deklaruan se sulmi vetëvrasës kishte si synim të dërmonte “trupat pushtuese” të NATO-s.

Tërheqja brenda vitit prej Afganistanit ishte një prej premtimeve kryesore të fushatës zgjedhore të Hollande.

Kjo do të thotë se Parisi zyrtar nuk do të respektojë afatin e NATO-s, që ka caktuar vitin 2014 për largim prej Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›