E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deve si shpërblim për informatat për Obamën!

Grupi ekstremist islamik në Somali, Al Shabab, ka ofruar një shpërblim në formë të pulave dhe deveve, për informatat për vendndodhjen e presidentit amerikan, Barack Obama dhe të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Al Shabab në këtë mënyrë reagoi ndaj kumtesës se SHBA ofron 33 milionë dollarë shpërblim për informatat për vendndodhjen e kryesuesve të këtij grupi, të lidhur me Al Qaedën.

Zyrtari i lëvizjes Al Shabab, Fuad Kalaf, deklaroi se “kushdo që zbulon vendstrehimin e Obamës do të shpërblehet me 10 deve, ndërsa ata që zbulojnë vendndodhjen e Hillary Clintonit do të shpërblehen me 10 pula dhe 10 këndusa.

State Departmenti amerikan javën e kaluar ofroi shpërblim prej 5 milionë dollarë për informatat për Kalafin dhe tre bashkëpunëtorë të tij, ndërsa 7 milionë dollarë ofroi shpërblim për themeluesin dhe komandantin e Al Shababit, Ahmed Mogamedit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›