E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroatët: ‘Pranojeni Kosovën në UEFA’

Kroacia po vazhdon ta mbështet në çdo segment Kosovën, duke përdorur metoda nga më të ndryshmet.

Një gjë të tillë po e bëjnë edhe tifozët e përfaqësueses kroate, të cilët në numër të madh kanë udhëtuar drejt Polonisë e Ukrainës, ku po mbahet ‘Euro 2012’.

Përveç që po e mbështesin ekipin kombëtar të tyre, ‘Euro 2012’ nga tifozët kroatë po shfrytëzohet edhe për t’i bërë thirrje UEFA-s që ta pranoj Kosovën si anëtare të re të saj.

Në foton e publikuar në mediat kroate, shihet një tifoz kroat i cili me vete mban një top, në të cilin shkruhet: ‘Pranojeni Kosovën në UEFA’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›