E Diel, 1 Nëntor 2026

14 të vdekur nga një zjarr në Stamboll

Në zjarrin i cili shpërtheu në një kantier ndërtimi në Stamboll, e kanë humbur jetën 14 punëtorë ndërtimi, kumtoi prefekti i qarkut të Stambollit Esenjurt, Nexhmi Kadioglu.

Sipas tij, zjarri ka përfshirë një tendë të madhe, në të cilën kanë qëndruar punëtorët e ndërtimit në një qendër tregtare.

"Në këtë vend po ndërtohet një qendër tregtare. Me siguri zjarri është i lidhur me defektin në aparatet për ngrohje", theksoi Kadioglu, duke shtuar se momentalisht është shumë ftohtë dhe temperatura është nën zero.

Shërbimet zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin, ndërsa në vendin e fatkeqësisë ndodhen automjetet mjekësore.

Mediat lajmërojnë se defekti i instalimit elektrik është shkak i mundshëm i zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›