E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia, Siria, Irani, "Armiq të Internetit"

"Reporterët pa Kufij" e kanë shtuar Bjellorusinë në listën e “Armiqve të Internetit” në një raport të publikuar të hënën për të shënuar Ditën Kundër Cenzurës Kibernetike.

Agjensia tha se regjimi bjellorus ka shtrënguar masat ndaj internetit, në përpjekje për të ndaluar atë që autoritetet e kanë quajtur “revolucion përmes medias sociale”.

Në raport thuhet se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar disa përdorues të internetit dhe blogerë si dhe kanë bllokuar qasjen në një numër uebsajtësh.

Lista e “Armiqve të Internetit” përfshin 12 shtete, mes tyre Irani, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Siria.

Reporterët pa Kufij thanë se autoritetet në këto shtete zakonisht cenzurojnë internetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›