E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vazhdon sulmet kundër Al Qaedës në Jemen

Zyrtarët ushtarakë të Jemenit kanë thënë se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë së paku 18 militantë të Al-Qaedës.

Këta zyrtarë të Jemenit, që folën me kushte anonimiteti, thanë se cak i këtyre sulmeve ishte baza e këtij grupi terrorist në malin Khanfar, afër qytetit Xhar, në provincën jugore Abjan, që është nën kontrollin e militantëve të Al-Qaedës.

Zyrtarët e Jemenit nuk kanë dhënë shumë detaje për këto sulme, por kanë vlerësuar se Shtetet e Bashkuara i kanë nisur ato, pasi ushtria e Jemenit nuk ka aftësi për aksione të tilla ajrore gjatë natës.

Agjencia Frans Pres ka cituar banorët lokalë, që kanë thënë se aeroplanët e Shteteve të Bashkuara dhe të Jemenit, i nisën sulmet në provincat Abjan dhe al-Bajda, më 9 dhe 10 mars, duke vrarë 33 militantë të Al-Qaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›