E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia, Siria, Irani- "Armiq të Internetit"

Reporterët pa Kufij e kanë shtuar Bjellorusinë në listën e “Armiqve të Internetit”, në një raport të lëshuar të hënën për të shënuar Ditën Kundër Censurës Kibernetike.

Agjencia tha se regjimi bjellorus ka shtrënguar masat ndaj internetit, në përpjekje për të ndaluar atë që autoritetet e kanë quajtur “revolucion përmes medies sociale”.

Në raport thuhet se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar disa përdorues të internetit dhe blogurë, si dhe kanë bllokuar qasjen në një numër faqesh në rrjet.

Lista e “Armiqve të Internetit” përfshin 12 shtete, mes tyre Iranin, Uzbekistanin, Turkmeninë dhe Sirinë.

Reporterët pa Kufij thanë se autoritetet në këto shtete zakonisht censurojnë internetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›