E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 të vdekur pas një aksidenti në Ukrainë

Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur, ndërsa 22 të tjerë janë lënduar, kur një autobus që transportonte pelegrinë rusë u rrëzua në veri të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase njoftuan se autobusi, që mbante 41 njerëz ka rënë në hendek në autostradën Chernihiv-Kiev.

Autobusi lëvizte nga Velikie Luki i Rusisë për në Manastirin Poçaiv, një manastir ortodoks në Poçaiv të Ukrainës. Njoftohet se të gjithë udhëtarët ishin pelegrinë.

Autoritetet kanë dërguar një aeroplan për të evakuuar të lënduarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›