E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria “mollë sherri” mes Rusisë dhe SHBA-së

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, konsideroi të padrejtë deklaratën e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në konferencën e Miqve të Sirisë në Paris, e cila akuzoi Rusinë për bllokim të përparimit në Siri.

"Është një deklaratë e padrejtë", deklaroi Gatilov për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax.

"Ç'ka na shqetëson më tepër është se kjo deklaratë e tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në konferencën e Gjenevës", shtoi Gatilov.

Në një takim në Gjenevë më 30 qershor, të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Turqia dhe vende, që përfaqësojnë Lidhjen Arabe, ranë dakord mbi parimet e një tranzicioni në Siri, ku revolta kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, është shndërruar në një konflikt të armatosur.

Hillary Clinton deklaroi se është “e patolerueshme” që Rusia dhe Kina të vazhdojnë të bllokojnë një zgjidhje paqësore për krizën e Sirisë, duke mbështetur Presidentin Bashar al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›