Berisha: Qeveria mbështetje për kompanitë e sigurimeve
"Brenda një kohë të shkurtër, një progres real është bërë në përmirësimin e legjislacionit, por ende më shumë mbetet për të bërë. Po përmirësojmë legjislacionin, po hapim hapësira të reja dhe jemi gjithnjë e më shumë për sigurimin e jetës në disa sektorë, ku risku është i lartë si sektori i ndërtimit, transporti, minierat", deklaroi Berisha, i pranishëm në punimet e konferencës rajonale të kompanisë së sigurimeve UNIQA Group Austria, që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 24 shteteve dhe personalitete të rëndësishme të fushës financiare në vend dhe rajon.
Kryeministri vlerësoi se fondi privat i pensioneve, në të ardhmen e afërme, do të jetë një nga aktivitetet më të rëndësishme të kompanive në tregun e sigurimeve. uke vënë në dukje se Shqipëria është shndërruar në një histori suksesi, Berisha cilësoi se "tregu i sigurimeve, pikë së pari, është besim dhe asgjë nuk është më i çmuar, sesa besimi".
Kryeministri theksoi se tregu i sigurimeve u rrit me 26 për qind dhe ky është një nga treguesit më sinjifikativë në tregun e përgjithshëm. "Kjo është rritja më e madhe, por që gjithsesi është ende larg nivelit të Bashkimit Europian", tha ai, duke shtuar se "dinamika e rritjes është vërtet premtuese". Kryeministri Berisha inkurajoi kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, që të kthehen në investitorë të fuqishëm në fusha të ndryshme të biznesit, duke i siguruar se përmirësimi i klimës së biznesit është një përparësi e qeverisë.