Ekstradohet miku i Dritan Vilës, vranë gruan e „rivalit‰
Pas një beteje trevjeçare me
drejtësinë është ekstraduar
nga Anglia miku i ngushtë i
Dritan Vilës, Edmond Kallmi. Ai
është dënuar me 12 vjet burg për
vrasjen e gruas së "rivalit" të tij, në
një atentat me automatikë. Bëhet
fjalë për një ngjarje të ndodhur
11 vjet më parë, në shtator të
vitit 1998, kur Kallmi dhe Dritan
Vila shkuan në banesën e Hamit
Bacit, për ta ekzekutuar, por që
mundën të vrasin vetëm bashkëshorten,
Arianën.
Vrasja në vitin 1998
Mesnatën e pardjeshme, nga
zyra e Interpol-Tiranës është
njoftuar ekstradimi nga Londra
i të dënuarit shqiptar Edmond
Kallmi, 34 vjeç, lindur e banues
në Kuçovë. Sipas dosjes penale,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të
Beratit, me vendimin nr. 3, datë
12 janar të vitit 2000, e ka dënuar
Edmond Kallmin, me 12 vjet burg
për kryerjen e veprës penale
të "vrasjes me paramendim në
bashkëpunim". Sipas vendimit
të gjykatës, më datën 12 shtator
të vitit 1998, në fshatin Perondi
të Rrethit të Beratit, personi i
ekstraduar, Edmond Kallmi, së
bashku me shokun e tij, Dritan
Vila, kanë qëlluar me armë zjarri,
në drejtim të shtëpisë ku banonte
Hamit Baci. Nga të shtënat ka
mbetur e vrarë Ariana Baci. Ngjarja
ka ndodhur pas një grindjeje
të mëparshme mes Hamit Bacit
dhe të dënuarve Edmond Kallmi
e Dritan Vila, në një lokal të
fshatit Perondi. Sipas policisë, ai
është kapur në Londër më 13 dhjetor
të vitit 2006. Kapja ka qenë e
rastësishme pas një sherri në një
lokal nate dhe kur i janë marrë
shenjat e gishtave, ka rezultuar se
ai ishte i kërkuari shqiptar.
Pas kësaj, një odise e gjatë
gjyqi vazhdoi në Britaninë e
Madhe, pasi ai nuk donte të
ekstradohej, duke ngritur pretendimin
se gjykatat shqiptare
nuk do ta rigjykojnë çështjen e
tij, pasi dënimi i është dhënë në
mungesë dhe nuk është mbrojtur
sipas ligjeve në fuqi. Por, gjykata
britanike e ekstradimeve "City of
Westminster Magistrate Court"
ka vendosur në favor të shtetit
shqiptar, për të ekstraduar vrasësin
beratas, që fshihej si azilant
politik në Londër. Përmes një
vendimi të detajuar me dhjetë
faqe, gjykatësja C.S.R Tubbs e
ka quajtur të drejtë kërkesën e
Ministrisë së Drejtësisë për të
ekstraduar Edmond Kallmin.
Në vendimin e saj, gjykatësja ka
shqyrtuar argumentin e vetëm
që kishte ngritur pala mbrojtëse,
e cila pretendonte se nëse Kallmi
do të ekstradohet, atij nuk do t‘i
zhvillohet rigjykimi siç e kërkon
Akti Britanik i Ekstradimeve
2003. Miratimi i kërkesës së palës
shqiptare është konsideruar me
kujdes nga gjykatësja Tubbs,
duke marrë parasysh edhe dy
precedentë, atë të Vullnet Mucellit
në vitin 2007 dhe Fatmir Bletës
në vitin 2005, ku Gjykata e Lartë
angleze vërejti se në Shqipëri
ka probleme me rigjykimin dhe
nuk bindeshim se rigjykimi ishte
aktiv.
Ekstradimi nga Londra
Megjithatë, në përfundim u
dha vendimi për ekstradimin
e tij dhe çështja u apelua nga
mbrojtja e Kallmit. Por edhe
atje e humbi gjyqin dhe pas tre
vitesh u realizua ekstradimi.
Gjithashtu, ai bëri dy vjet burg
në Angli, pasi gjykata e dënoi për
kërcënim dhe rrahje. Kërkesa e
qeverisë shqiptare për ekstradimin
iu dorëzua autoriteteve
britanike më 18 janar 2007, ku
Kallmi rezultonte se ishte dënuar
për ngjarjen e 12 shtatorit 1998.
Në atë kohë, bashkë me një
bashkëpunëtor të tretë, Kallmi
dhe eksponenti i njohur i krimit
beratas, Dritan Vila, u larguan
nga vendi ngjarjes, duke hipur në
një kodër e monitoruar lëvizjet
e policisë. Në vitin 2000, Kallmi
do të kërkonte azil në Britaninë
e Madhe, duke dhënë të dhëna
të rreme nën emrin Martin Buzi.
Disa vite më pas u martua me
një greko-britanike, me të cilën
ka dy fëmijë.
drejtësinë është ekstraduar
nga Anglia miku i ngushtë i
Dritan Vilës, Edmond Kallmi. Ai
është dënuar me 12 vjet burg për
vrasjen e gruas së "rivalit" të tij, në
një atentat me automatikë. Bëhet
fjalë për një ngjarje të ndodhur
11 vjet më parë, në shtator të
vitit 1998, kur Kallmi dhe Dritan
Vila shkuan në banesën e Hamit
Bacit, për ta ekzekutuar, por që
mundën të vrasin vetëm bashkëshorten,
Arianën.
Vrasja në vitin 1998
Mesnatën e pardjeshme, nga
zyra e Interpol-Tiranës është
njoftuar ekstradimi nga Londra
i të dënuarit shqiptar Edmond
Kallmi, 34 vjeç, lindur e banues
në Kuçovë. Sipas dosjes penale,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të
Beratit, me vendimin nr. 3, datë
12 janar të vitit 2000, e ka dënuar
Edmond Kallmin, me 12 vjet burg
për kryerjen e veprës penale
të "vrasjes me paramendim në
bashkëpunim". Sipas vendimit
të gjykatës, më datën 12 shtator
të vitit 1998, në fshatin Perondi
të Rrethit të Beratit, personi i
ekstraduar, Edmond Kallmi, së
bashku me shokun e tij, Dritan
Vila, kanë qëlluar me armë zjarri,
në drejtim të shtëpisë ku banonte
Hamit Baci. Nga të shtënat ka
mbetur e vrarë Ariana Baci. Ngjarja
ka ndodhur pas një grindjeje
të mëparshme mes Hamit Bacit
dhe të dënuarve Edmond Kallmi
e Dritan Vila, në një lokal të
fshatit Perondi. Sipas policisë, ai
është kapur në Londër më 13 dhjetor
të vitit 2006. Kapja ka qenë e
rastësishme pas një sherri në një
lokal nate dhe kur i janë marrë
shenjat e gishtave, ka rezultuar se
ai ishte i kërkuari shqiptar.
Pas kësaj, një odise e gjatë
gjyqi vazhdoi në Britaninë e
Madhe, pasi ai nuk donte të
ekstradohej, duke ngritur pretendimin
se gjykatat shqiptare
nuk do ta rigjykojnë çështjen e
tij, pasi dënimi i është dhënë në
mungesë dhe nuk është mbrojtur
sipas ligjeve në fuqi. Por, gjykata
britanike e ekstradimeve "City of
Westminster Magistrate Court"
ka vendosur në favor të shtetit
shqiptar, për të ekstraduar vrasësin
beratas, që fshihej si azilant
politik në Londër. Përmes një
vendimi të detajuar me dhjetë
faqe, gjykatësja C.S.R Tubbs e
ka quajtur të drejtë kërkesën e
Ministrisë së Drejtësisë për të
ekstraduar Edmond Kallmin.
Në vendimin e saj, gjykatësja ka
shqyrtuar argumentin e vetëm
që kishte ngritur pala mbrojtëse,
e cila pretendonte se nëse Kallmi
do të ekstradohet, atij nuk do t‘i
zhvillohet rigjykimi siç e kërkon
Akti Britanik i Ekstradimeve
2003. Miratimi i kërkesës së palës
shqiptare është konsideruar me
kujdes nga gjykatësja Tubbs,
duke marrë parasysh edhe dy
precedentë, atë të Vullnet Mucellit
në vitin 2007 dhe Fatmir Bletës
në vitin 2005, ku Gjykata e Lartë
angleze vërejti se në Shqipëri
ka probleme me rigjykimin dhe
nuk bindeshim se rigjykimi ishte
aktiv.
Ekstradimi nga Londra
Megjithatë, në përfundim u
dha vendimi për ekstradimin
e tij dhe çështja u apelua nga
mbrojtja e Kallmit. Por edhe
atje e humbi gjyqin dhe pas tre
vitesh u realizua ekstradimi.
Gjithashtu, ai bëri dy vjet burg
në Angli, pasi gjykata e dënoi për
kërcënim dhe rrahje. Kërkesa e
qeverisë shqiptare për ekstradimin
iu dorëzua autoriteteve
britanike më 18 janar 2007, ku
Kallmi rezultonte se ishte dënuar
për ngjarjen e 12 shtatorit 1998.
Në atë kohë, bashkë me një
bashkëpunëtor të tretë, Kallmi
dhe eksponenti i njohur i krimit
beratas, Dritan Vila, u larguan
nga vendi ngjarjes, duke hipur në
një kodër e monitoruar lëvizjet
e policisë. Në vitin 2000, Kallmi
do të kërkonte azil në Britaninë
e Madhe, duke dhënë të dhëna
të rreme nën emrin Martin Buzi.
Disa vite më pas u martua me
një greko-britanike, me të cilën
ka dy fëmijë.