E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndrea Prendi lihet në “arrest shtëpie” – sfumohen “provat” e akuzës

23-02-2012 / Gazeta 55

Gjykata e Apelit rrëzon përsëri kërkesën e prokurorisë për Komandantin e Gardës

Trupi gjykues në Gjykatën e Apelti të Tiranës ka rrëzuar dje, në mënyrë të përsëritur, kërkesën e Prokurorisë për vlerësimin e masës së arrestit për ish-komandantin e Gardës. Prokuroria Altin Dumani kërkoi për të disatën herë masën me burg për Prendin me argumentin se kishin një tjetër provë. Po treshja gjykuese pasi ka dëgjuar prokurorinë ka vendosur lënien në fuqi të arrestit shtëpiak të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.
“Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, është hera e katërt që Prokuroria merr përgjigje për një proces inekzistent. Përfundimisht tentaviva për të burgosur mbrojtësin e institucioneve dështoi. Ajo nuk është provë e re sepse nuk ka mohuar njeri, ajo ka qenë e dokumentuar që në fillim. Këto janë lojëra të Prokurorisë për të ndërruar trupa gjykues”, tha avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj.
Më herët, gjatë seancës së djeshme, dha dorëheqjen si anëtar i treshes gjykuese Dalip Bushi, i cili njoftonte se tërhiqej nga kjo çështje pasi kishte konflikt interesi, pasi fëmijët e tij janë të punësuar në prokurori.
Gjyqtari Bushi u zëvendësua me gjyqtarin tjetër Shkëlqim Miri. Por pas kësaj, në seancën e rivlerësimit të masës ka paraqitur kërkesë avokati Genc Gjokutaj për përjashtim nga kjo trupë të gjyqtares Zeqine Sollaku.
Pas kësaj kërkese, Gjykata e Apelit përjashtoi nga trupi gjykues Zegjine Sollakun nga çështja ndaj ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Trupi gjykues pranoi kërkesën e avokatit mbrojtjes Genc Gjokutaj me argumentin se bashkëshortja e ish-kryeprokurorit ka papajtueshmëri ligjore. Sipas gjykatës ky argument është i drejtë ndaj ka pranuar edhe përjashtimin e gjyqtares Sollaku, e cila u zëvendësua nga Agron Papajani.
Në përfundim treshja e re me kryesues gjyqtarin Hysni Demiraj është plotësuar për të nisur kështu seancën e paralajmëruar në kalendar.
Oragni i akuzës edhe pse ka dështuar për të disatën herë në kërkesat e saj për masën e sigurisë ndaj ish-komandantit të Gardes ka vendosur të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›