E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kush është kundër kandidimit tim, t’i drejtohet ‘gjykatës” së PS-së”

23-02-2012 / Gazeta 55

Qëndrimi cinik i Saimir Tahirit arrin kulmin

Ilir Zela pranon rolin e Maqo Lakrorit dhe konfirmon se do të ketë të njëjtin fat prej humbësi, si me kandidatin që “rivalizoi” Edi Ramën

Beniamini i Edi Ramës, kandidati i komanduar me perspektivë për tu bërë së shpejti kryetar i degës së PS-së së Tiranës, ka arritur dje kulmin me qëndrimin e tij cinik.
Saimir Tahiri i emëruar nga “forumi” Edi Rama për të qenë kryetar i degës së PS-së së Tiranës, iu kundërpërgjigj dje një sërë deputetëve të PS-së, të cilët janë shprehur kundër kandidimit të tij në këtë post, edhe si i papajtueshëm për shkak të mandatit të deputetit. Ai ju ka kujtuar këtyre zërave kundërshtar, se mund t’ju drejtohen “forumeve të tjera” (veç “forumit” Edi Rama) të partisë për pretendimet e tyre.
“Ti drejtohet komisionit të Garancive Statutore, kush kundërshton kandidimin tim për postin e kreut të PS së Tiranës. PS ka forume, besoj se kush ka merak të drejtojë ankesat dhe të marrë përgjigje. Skam dyshim që gara jonë do të jetë tërësisht korrekte, e hapur, transparente dhe demokratike, sepse fundja, kjo është mënyra se si ne dimë ti bëjmë gjërat në partinë Socialiste”, u shpreh Tahiri.
Kandidati tjetër (Maqo Lakrori radhës) për Tiranën, Ilir Zela, është shprehur optimist për garën. Dikur, edhe Maqo Lakrori, kur kandidonte përballë Edi Ramës, po kaq optimist dukej, megjithëse ai, si edhe këtë herë Ilir Zela, u përzgjodhën thjesht dhe vetëm sa “për numëror topi”. Megjithatë, dublimin e rolit të Maqo Lakrorit bashkë dhe me të njëjtin fat të ti (Maqo Lakrorit), që Ilir Zela ka marrë përsipër, ai beson te një garë të drejtë dhe transparente, ndërsa distancohet nga debati i brendshëm, nëse ka apo jo shkelje statutore në rastin e kandidimit të një deputeti për postin e kreut të PS së Tiranës.
“Unë kam besimin e plotë në seriozitetin e garave në partinë Socialiste. Jam në këtë garë sepse i besoj garave dhe demokracisë së brendshme në PS. Kam respekt për kontributet e çdo socialisti”, tha dje Zela.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›