E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktet e themelimit të shtetit në një botim special për 100 Vjetorin e Pavarësisë

23-02-2012 / Gazeta 55

Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus draft-kalendarin 3 javor të punimeve Kuvendit

Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit u mblodh dje konferenca e kryetarëve, me pjesëmarrjen e kryetarëve të grupeve parlamentare, tri nënkryetarëve të Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Gjatë mbledhjes, Kryetarja Jozefina Topalli njoftoi konferencën për punën që po kryen administrata e Kuvendit, për publikimin e një botimi special, mbi aktet e themelimit të shtetit shqiptar në kuadër të aktiviteve të Parlamentit, për 100 Vjetorin e Pavarësisë.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ka kërkuar që të shpejtohet puna për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Ndërsa u kërkua të mblidhej komisioni i mandateve për zëvendësimin e ish deputetes Rudina Seseri, e cila e la mandatin pak javë më parë. Konferenca diskutoi dhe miratoi me konsensus draft-kalendarin 3 javor të punimeve dhe Programin e punës së Kuvendit për periudhën 27 Shkurt - 27 Prill 2012. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›