E Diel, 1 Nëntor 2026

14-vjetori i pediatrisë, Kosova: Strategji të reja, rritje të shërbimit për fëmijët

TIRANË- Ka nisur sot punimet konferenca e 14-të e pediatrisë. Në fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë Halim Kosova tha se ka kanë shumë rëndësi rritja e shërbimit ndaj fëmijëve, që sipas tij është edhe një rrugë e pafundme dhe e mbushur me risi të cilat duhen adoptuar.

“Ministria e Shëndetësisë është dhe do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e edukimit tuaj në vazhdim. Jap mbështetjen time edhe para këtij auditori të nderuar, do më keni në krahë në rrugën e kualifikimit”, iu drejtua ai të pranishmëve.

“Duhet të mendojmë edhe për fëmijët që rriten pak larg qendrave shëndetësore”, tha Kosova.

Sipas tij, “Rezultatet e mira arrihen vetëm me punë”.

Sfidë për shëndetësinë sic nënvizoi ministri mbetet përmirësimi i shëndetit të nënës dhe fëmijëve.
“Sektori shëndetësor është ndër objektivat e qeverisë. Prandaj ne duhet të adoptojmë strategji sa më të reja, pasi nuk kanë munguar e do vazhdojnë reformat në këtë sektor”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›