SHBA: Duam te shohim KQZ-ne te funksionoje
Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA), deklaruan dje se kerkojne te shohin nje Komision Qendror Zgjedhor qe te funksionoje. Ndersa shprehen shqetesimin per nivelin e larte te tensionit politik para zgjedhjeve dhe presionin e bere nje prej ish deputeteve socialiste, Kastriot Islami. Drejtori i Zyres per Ceshtjet e Evropes Qendrore e Jugore ne Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ne nje konference per shtyp dhe duke ju pergjigjur interesit te gazetareve, tha se SHBA eshte e zhgenjyer nga presioni i drejtperdrejte nga protestues para shtepise se nje anetari te parlamentit. Ndersa shtoi se ne takimet e zhvilluara, mori garancine nga te gjithe politikanet se ata donin qe zgjedhjet te ndodhnin ne 23 qershor dhe se do t’i njohin rezultatet e ketyre zgjedhjeve.
DEKLARATA
Jemi shume krenare qe e kemi Shqiperine partnere ne NATO dhe, duke folur si drejtori i zyres qe merret me keto ceshtje ne rajon, jemi te lumtur ta kemi Shqiperine si partnere ne rajon. Kjo vizite ka qene planifikuar prej kohesh. Sigurisht, ngjarjet politike me te fundit te kesaj jave jane bere fokusi i vizites. Per Shqiperine, ne jemi shume te interesuar te shohim qe zgjedhjet te mbahen ne 23 qershor. Eshte teper e rendesishme qe qytetaret e Shqiperise te kene besim tek mbajtja e zgjedhjeve dhe rezultati i ketyre zgjedhjeve. Sapo u takova me Kryeministrin Berisha. Pata kenaqesine qe te takoja Ministrin e ri te Puneve te Jashtme, Bumci. Takova dhe zotin Rama, sigurisht. Sot ne mengjes u takova dhe me z. Dule. Takova dhe disa te tjere nga qeveria dhe partite politike. Shpresoj mos te jete e papritur per ju, por degjova gjera te ngjashme nga shume prej tyre. Te gjithe politikanet me thane qe ata donin qe zgjedhjet te ndodhnin ne 23 qershor. Te gjithe thane se do t’i njohin rezultatet e ketyre zgjedhjeve, se do te mbeshtesin nje mision te gjere vezhguesish nderkombetare, dhe se jane te perkushtuar te mbeten partner me Shtetet e Bashkuara. Ne diskutuam ne disa nga takimet e djeshme ngjarjet e se henes ne parlament. Sic Ambasada jone e ka bere te qarte, megjithese ne i njohim disa nga shqetesimet per ndryshimet ne balanca me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, ne besojme se ka nje argument te forte ligjor qe ve ne pikepyetje votimin e dates 15 prill ne Parlament. Pavaresisht kesaj, ne duam te shohim KQZ-ne te funksionoje. Nese kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund te ndodhin ne 23 qershor. Do te shohim se si procesi do te vazhdoje. Ne jemi shume te shqetesuar nga ajo qe kemi pare. Ka nje nivel te larte tensioni politik para ketyre zgjedhjeve, serish, me pikepyetje e akuza mbi ceshtjen e ligjshmerise. Duhet te them se nje nga personat me te cilet u takova dje ishte Kastriot Islami. Parimet demokratike perfshijne sigurisht jo vetem te drejten e njerezve per te votuar ne zgjedhje por edhe te drejten e anetareve te parlamentit te votojne sipas ndergjegjes se tyre. Ne jemi shume te zhgenjyer dhe te shqetesuar qe kishte presion te drejtperdrejte nga protestues para shtepise se nje anetari te parlamentit. Presioni kunder tij e familjes se tij eshte i gabuar. Per cdo rast, me nje Ambasador te shkelqyer dhe nje skuader shume te forte diplomatike ketu, ne do ta ndjekim me vemendje situaten zgjedhore ndersa perparon. Presim te shohim mberritjen e nje misioni afatgjate vezhguesish nga OSBE. Si vizitor nga Uashingtoni, me lejoni t’ju theksoj interesin shume te larte ne keto zgjedhje. Do te kete nje numer diskutimesh publike mbi zgjedhjet, perfshire ne Kongresin e SHBA, ne javet ne vazhdim.
Ka zera se largimi i dy anetareve nga KQZ-ja, z. Biba dhe znj. Shtylla, jane bere me qellimin qe te shtyhen zgjedhjet. Do te doja te degjoja qendrimin e SHBA, do ta mbeshteste shtyrjen nese ndonje parti politike do ta kerkonte kete?
Une nuk jam ekspert per Kodin Zgjedhor. Nuk e di shprehjen shqip per kete, por ne 36 oret e fundit kam marre nje kurs te pershpejtuar mbi ligjin shqiptar te zgjedhjeve. KQZ-ja, mesa kuptoj, duhet te kete nje minimum prej pese anetaresh ne menyre qe te mbaje zgjedhjet. Sigurisht, ne do te donim te shihnim anetaresine me te plote te mundshme te KQZ-se. Me thane se me me pak se pese anetare, nuk do te jete e mundur te mbahen zgjedhje. Kjo eshte natyrisht nje ceshtje per secilin anetar te KQZ-se per te vendosur se si do te veprojne. Serish, pasi degjova nga udheheqesit e partive politike, si te qeverise dhe te opozites, qe ata duan zgjedhjet te ndodhin ne kohen e caktuar ne 23 qershor dhe kjo nenkupton qe perpjekjet duhet te beheshin per te siguruar anetaresi te plote te KQZ-se.
Persa i perket zevendesimit te anetarit te KQZ-se pavaresisht paralajmerimeve nga komuniteti nderkombetar, per mos ta bere kete, eshte e drejte te thuhet qe standardet e zgjedhjeve jane demtuar? Se dyti, ne fillim te fjales tuaj, ju thate se jeni krenar qe Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s; sidoqofte, Njesia e Inteligjences se “The Economist” e klasifikon Shqiperine si nje regjim hibrid. A e demton ky mosrespektim i kritereve politike reputacionin e Shqiperise si anetar i NATO-s?
Qeveria e SHBA ka shume faktore dhe burime informacioni tek te cilat bazohemi per vendimet qe marrim. Eshte shume e vertete dhe shume e natyrshme, sic e thashe, qe te ngriheshin pyetjet per procesin para dhe ne daten 15 prill. Sidoqofte, une i nxjerr konkluzionet e mia nga fakti qe te gjitha partite politike me thane se ata duan te procedojne me zgjedhjet dhe se ata do t’i respektojne rezultatet. Ka vende anetare te NATO-s, ndonjehere edhe ne SHBA, kur ngrihen pikepyetje per zgjedhjet dhe ne sigurisht kemi cdo arsye te besojme se ne do te perparojme dhe ne i bejme thirrje te gjitha paleve, partive te vecanta, qe t’i pergjigjen ne menyre paqesore dhe me pergjegjesi procesit dhe te ecin perpara. Pervec kesaj, nuk dua te bej krahasime me vende te tjera.
A keni nje mesazh te drejtperdrejte per udheheqesit e qeverise dhe ate te opozites, dhe a mund te na thoni nje nga mesazhet qe u dhate atyre?
Do te thosha se, per shkak se ne kemi marredhenie transparente dhe solide me liderin e opozites, Kryeministrin dhe te tjere, mesazhi qe ndava me ju eshte mesazhi qe kam ndare me te gjithe ata: pritshmeri per lidhje, pritshmeri per fushate profesionale, pjesemarrje ne zgjedhje, me qellimin qe te shohim Shqiperine te behet nje vend me i begate, nje vend i suksesshem, ndersa punon drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Dhe, eshte nje rastesi, por Perfaqesuesja e Larte Ashton, e cila ka bere nje pune mjaft te rendesishme per kete rajon, sapo vizitoi Shqiperine dhe ndau nje mesazh shume pozitiv per te ardhmen e vendit. Ky mesazh per lideret politike eshte se kjo e ardhme nuk do te vije keshtu, automatikisht. Me shume pune duhet te behet per ta bere te mundur kete. Ne i inkurajojme qytetaret shqiptare qe te marrin pjese ne keto zgjedhje dhe ta bejne te mundur kete te ardhme.
Se pari, pasi degjuam fjalen tuaj, situate duket pozitive, por tensioni midis dy kampeve politike ndjehet qarte. Cfare ju ben optimist dhe cfare rrezikon Shqiperia nese deshton te kete nje fushate dhe zgjedhje te lira e te ndershme? Nese eshte e mundur, ndoshta ju mund te flisni me me pak diplomaci keshtu qe shqiptari i thjeshte te mund te kuptoje.
Kam shume besim se qytetaret e Shqiperise jane ne gjendje te interpretojne deklaratat diplomatike, pavaresisht nese jane te rinj qe kane gezuar anetaresimin ne NATO per keto vitet e fundit apo brezi me i vjeter qe i ka mbijetuar 40 viteve diktature nen Enver Hoxhen. Jam i sigurt qe ia dalin shume mire te lexojne midis rreshtave. Ne flasim per keto realitete politike. Ish-shefja ime, Sekretarja Clinton foli ne parlamentin tuaj; ajo foli per realitetet e reja politike. Ajo foli posacerisht per fushaten e tensionuar politike qe beri me senatorin e atehershem Barack Obama, qe po kandidonte per president te SHBA. Une mendoj se ju ndoshta po flisni per nje tjeter lloj tensioni, por pati momente ne fushaten e tyre gjithashtu kur retorika ishte shume e forte dhe emocionet ne maksimum. Ajo foli para parlamentit tuaj se si mund te ndryshojne keto gjera, se si mund te pershtaten. Ne janar ajo perfundoi kater vjet si Sekretarja e Shtetit e Presidentit Obama. Ka pasur shume diskutime per tensione politike ne Shqiperi. Isha ketu para kater muajsh e gjysem. Fola me shume prej ata te cilet i takova kete radhe dhe degjova gjera mjaft te ndryshme sepse koalicionet e atehershme nuk jane ato te tanishmet. Disa njerez thane se si ata nuk do te mund te punonin kurre bashke dhe tani ata jane duke punuar bashke ne nje koalicion parazgjedhor. Disa njerez folen per eksperienca te keqija ne te shkuaren, se si nuk kishte besim dhe se u dukej e pamundur te punonin bashke. Serish, jam i sigurt qe qytetaret e Shqiperise, qe kane kaluar kaq shume batica e zbatica, ulje e ngritje emocionale pergjate viteve, kane mendimet e tyre te sinqerta per partite e ndryshme politike dhe lideret politike. Ne kete kontekst, ne shpresojme qe ata te shkojne drejt zgjedhjeve dhe te shprehin pikepamjet e tyre. Ndonjehere, diskutimet per tensione behen pikerisht per te shkaktuar keto lloj tensionesh, per qellime politike. Ne kemi te gjitha pritshmerite qe te gjitha institucionet, individet, dhe organizatat do te sillen profesionalisht gjate ketyre zgjedhjeve. Nese ka pikepyetje legjitime, ato duhet te cohen ne gjykate. Por, ne fund te fundit, do t’i takoje njerezve te vendosin ke duan te besojne dhe ke duan te mbeshtesin. Tani, me lejoni t’i kthehem te njejtes pike: jo vetem qe te gjitha partite politike kane thene qe do te pranojne paqesisht te gjitha rezultatet e zgjedhjeve, por, askush nuk e di se cilat do te jene rezultatet e ketyre zgjedhjeve. Ndoshta mesazhi me i mire per qytetaret e Shqiperise eshte pikerisht kjo pritshmeri nga udheheqesit politike.
A moret nje premtim nga z. Rama se do t’i plotesoje dy vendet bosh ne KQZ? Pyetja e dyte, a veren Washington-i ndonje kercenim per diktature? Me kete kam parasysh intervisten e dhene para pak ditesh nga ish-ambasadori amerikan ne Shqiperi, Withers?
Keto kane te dyja pergjigje shume te thjeshta. Sigurisht ne diskutuam te gjitha keto ceshtje, perfshire KQZ-ne, me z. Rama. Disa nga keto vendime te anetareve te KQZ-se per t’u dorehequr, u bene vetem dje ne mengjes. Keshtu qe nuk pyeta posacerisht se cilat do te jene hapat e ardhshem te Partise Socialiste. Edhe per pyetjen e dyte, mund te jem shume i qarte dhe i drejtperdrejte. Sic ai vete e vuri ne dukje ne intervisten e tij me te fundit, ai shpreh opinionet e tij si qytetar privat, dhe, bazuar ne ligjet tona dhe tuaja, ai ka te drejten ta beje kete. Por, pikepamjet zyrtare te Shteteve te Bashkuara vijne nga ambasadori yne aktual dhe Qeveria e Shteteve te Bashkuara.