Berisha inauguron shkollë në Përmet: PS, ka ngelur 100 vjet mbrapa, fyen nxënësit
PËRMET- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë inaugurimit të shkollës vjeçare në Përmet ka sulmuar opozitën duke thënë se me deklaratat e saj fyen dhe cënon nxënësit e shkollave në vend.
Shefi i qeverisë tha se Partia Socialiste ka ngelur 100 vjet mbrapa pasi nuk mund të fyejë dhe cënojë. “Për ata që ju cënojnë dhe ata që ju fyejnë, i ftoni në orët mësimore”, tha Berisha.
Kryeministri duke përmendur arritjet e qeverisë në fushën e arsimit tha se janë ndërtuar mbi 1300 shkolla teksa shtoi e qeveria do bëjë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollë me qëllim arritje ne synimit ‘zero tolerancë ndaj analfabetizmit’.
(e.m/BalkanWeb)