‘Beselam pse më flijojnë’, shfaqja më e mirë
Me shfaqjen ‘Heshtje’, të Teatrit Kombëtar të Kosovës është mbyllur festivali me karakter garues i dramës kombëtare Talia e Flakës 2011. Juria e posaçme ndërkaq ka përzgjedhur më të mirët e festivalit.
Si artist më me perspektivë është zgjedhur regjisori Erson Zymberi, regjisor i shfaqjes ‘Rekuiem’, të Tetarit Profesionist të Gjilanit. Roli më i mirë dytësor i ka takuar Afrim Kasapollit, për rolin e tij n’ ‘Darka Publike’; aktori më i mirë i Festivalit është shpallur Luftar Paja, i cili pati rolin kryesor në shfaqjen ‘Milioneri’,, ndërsa epiteti i aktores më të mirë i takoi Sanije Hotit, për rolin e saj në shfaqjen ‘Udhëtimi i një alieni pa vizë’.
Çmimin e veçantë për arritje jetësore e mori Sabedin Shahiqi, i cili mbi 40 vjet u paraqit në skenë. Kurse, çmimin për realitete të reja teatrore e mori shfaqja ‘Heshtje’. Juria si tekstin më origjinal e vlerësoi atë të Pëllumb Kullës (“Udhëtimi i një alieni pa vizë”), ndërsa epitetin e regjisorit më të mirë e fitoi Fatos Berisha, për regjinë e shfaqjes “Beselam pse më flijojnë”. E njëjta shfaqje mori edhe epitetin e shfaqjes më të mirë të festivalit.