E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diarra në Monaco

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 18:17

Monaco ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Mahamadou Diarra nga Real Madrid. Nëpërmjet ueb faqes zyrtare, Monaco ka konfirmuar ardhjen e Diarrës duke shtuar se transferimi është përfundimtar, por pa bërë të ditur detajet financiare të blerjes së tij. 29-vjeçari Diarra deri më tani gjatë këtij sezoni bëri vetëm tri paraqitje si zëvendësues për ekipin e Jose Mourinhos. Ai iu bashkua Realit nga Lyoni katër vite më parë dhe bëri 90 paraqitje duke shënuar tri herë. Monaco gjendet në pozitën e 19-të në Ligue 1 dhe lufton për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›