E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Bone tanden’ fillon me mediat

Në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore, organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është duke filluar një fushatë të re “BONE TANDEN!”. Kjo fushatë synon të angazhojë një grup të madh të qytetarëve, që së bashku të kontribuojnë në ruajtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës në mënyrë të duhur.

E ndërtuar në mes të shekullit XIX, Kulla e Isufajve gjendet në qendër të Junikut. Tipologjia e saj është kullë tipike dukagjinase – ndërtesë banimi me tipare fortifikuese. Kulla ishte pothuajse e shkatërruar dhe e lënë pas dore. Por, a mund të ketë ky monument të ardhme? Projekti “Shihemi n’Dukagjin” ka një përgjigje.

Përmes restaurimit të saj, kjo kullë do të shndërrohet në Qendër Rajonale të Turizmit.

Fillimisht, kjo organizatë ka paraparë që të jenë njerëzit e mediave ata që më 19 maj, në Junik, do të bëjnë gëlqerosjen e mureve të Kullës së Isufajve. Më pas, kjo praktikë do të vazhdohet edhe me grupe të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›