E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i Jolie’t vjen në ABC

Në Ditën e Evropës do të shfaqet në Kinemanë ABC premiera e filmit "In the Land of Blood and Honey" (Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit) me skenar dhe regji të Angelina Jolie, duke vazhduar kështu traditën e shfaqjes së filmave më të njohur botërorë.

Premiera e filmit do të jepet më 9 maj në ora 21:00.

Filmi i bërë në bazë të luftës në Bosnje, flet për dy boshnjakë që gjenden në anë të kundërta të konfliktit të ashpër etnik. Danieli, një polic serb dhe Ajla, një artiste boshnjake, ishin shoqëruar para luftës, por kjo marrëdhënie ndryshon tragjikisht kur vendin e kaplon dhuna.

Më vonë, Danieli shërben në njësitin ushtarak të babait të tij, gjeneral Vukojeviqit. Ai takohet prapë me Ajlen kur atë e marrin nga banesa e motrës së saj. Të kapluar nga konflikti, marrëdhënia e tyre ndryshon plotësisht dhe urrejtja ia zë vendin dashurisë. Filmi flet për faturën e madhe emocionale, morale dhe fizike që njerëzit duheshin paguar gjatë këtij konflikti.

Filmi i zhanrit dramë/romancë zgjat 2 orë e 7 minuta, kurse rolet i luajnë: Zana Marjanovic, Goran Kostic, Vanessa Glodjo, Rade Serbedzija, Boris Ler, Alma Terzic etj.

Nga data 10 maj 2012, filmi do të shfaqet në terminët e orës 20:00 dhe 22:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›