‘Drita e kuqe’ për futbollin evropian

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka paralajmëruar se janë “ndezur dritat e kuqe” rreth Evropës për shkak të problemeve financiare në futboll.
Platini ka thënë se është i “frikësuar për të ardhmen e futbollit”, sepse klubet janë duke bankrotuar ose zhyten në borxhe.
Platini bëri “dërgimin e mesazhit alarmues” në takimin vjetor parasezonal pas shortit të Ligës së Kampionëve.
Bojkoti i xhiros së parë në La Ligën spanjolle dhe përcjellja e shembullit nga Serie A italiane rreth rrogave të papaguara dhe taksave të larta e kanë brengosur kreun e Federatës evropiane të Futbollit.
Platini ka pranuar se “nuk ndihem rehat” me atë që është duke ndodhur në dy prej shteteve më të pasura dhe më të famshme evropiane të futbollit.
Ai po ashtu ka premtuar se nuk ka kthim prapa nga rregullat e fair-play financiar që përcakton kufizimin e shpenzimeve nga klubet.