E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahce kërkon përjashtimin nga liga

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 20:18

Kampioni i Turqisë, Fenerbahce ka kërkuar të premten nga Federata turke e Futbollit të konsideron përjashtimin e tij nga liga elite për shkak të përfshirjes në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.

Fenerbahce është shprehur e gatshme të luajë në ligën e dytë, kjo në shenjë proteste.

Kërkesa erdhi vetëm dy ditë pasi Federata hoqi Fenerbahcen nga Liga e Kampionëve dhe në vend të tij inkuadroi përcjellësin e parë, Trabzonsporin.

Federata turke ka theksuar se dënimet e mundshme kundër ekipeve të përfshira në skandal nuk mund të shqiptohen pa publikimin e padisë nga prokuroria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›