Kjaer në Romë

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 14:30
Trajneri i Wolfsburgut Felix Magath ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer është në prag të transferimit te klubi italian Roma në marrëveshje me vlerë prej rreth 10 milionë euro.
Kjaer shihet si zëvendësues i Philippe Mexesit në Stadio Olimpico, pasi francezi iu bashkua Milanit më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Ai është rrugës për të nënshkruar kontratë me Romën” tha Magath për mediet gjermane të premten. Kjaer ka mbërritur në Romë dhe pritet të nënshkruan kontratë me Giallorossët pas përfundimit të testeve mjekësore.