Barcelona fiton Superkupën e Evropës

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 22:41
Barcelona mposhti Porton 2-0 në ndeshjen e Superkupës së Evropës në Monaco.
Skuadra e Pep Guardiolas konfirmoi superioritetin e saj në futbollin evropian duke fituar përball fituesit të edicionit të kaluar të Europa League.
Gjiganti katalan, kampion actual i Evropës kaloi në epërsi pas golit nga ylli argjentinas Lionel Messi në minutën e 39-të.
Fitoren e Barcelonës e siguroi përforcimi i ri Cesc Fabregas i cili realizoi pak minuta pas inkuadrimit të tij në fushë, në të 88-ën.
Porto e përfundoi ndeshjen me dy futbollistë më pak pas përjashtimeve pas dy kartonevë të verdhë të mbrojtësit Rolando dhe mesfushorit Guarin.