E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet transferimi i klubit Vllaznia ne Shoqeri Aksionere

Këshilli i Bashkisë Shkodër, ka miratuar me unanimitet të plotë transferimin e klubit “Vllaznia” në Shoqëri Aksionere si kushtin kryesor për t’u licencuar dhe për t’u regjistruar në sezonin e ri futbollistik 2011-2012, afati i përcaktuar nga FSHF është deri me 31 gusht të këtij viti.

Këshilltarët të cilët morën fjalën gjatë diskutimeve të tyre u treguan unanim për nevojën e marrjes së përgjegjësive nga ana e Bashkisë Shkodër duke kontribuar që Vllaznia të jetë pretendente në kampionatin shqiptar të futbollit.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ridvan Troshani, shprehet se tashmë është krijuar mundësia që Vllaznia të ecë në rrugë të mbarë.

Nga ana tjetër, Troshani jep edhe garanci për gjithë lojtarët se kontratat do zbatohet sepse Bashkia Shkodër tashmë i ka të gjitha mundësit e hapura për të garantuar zbatimin e përpiktë të tyre dhe se kërkohet impenjim maksimal për të qenë pretendente këtë sezon futbollistik.

Troshani u shpreh se është edhe duke u biseduar për afrimin e lojtarëve cilësor deri në përfundim të merkatos duke bërë që të plotësohet skuadra sipas kërkesave të stafit teknik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›