E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boteror Shahu ne Shqiperi pritet finalja e titullit boteror per femra

Pas kampionatit botëror të vrapimit në mal, në Shqipëri do të mbahet një tjetër ngjarje e këtij niveli. Finalja për titullin botëror për femra në shah do të zhvillohet në Tiranë, ashtu siç ka vendosur Federata Botërore e këtij sporti, ndërsa në Federatën Shqiptare të Shahut kanë zënë kokën me duar sepse duhen jo pak para.

Finalja mes kinezes Hu Jifan dhe indianes Humpi Koneru do të kërkojë rreth 200 000 euro, ndërsa buxheti i shahut në asnjë mënyrë nuk mund të afrohet në këto nivele. Federata po mendon që biznesmeni Rezart Taçi të rikthehet si president dhe nëpërmjet tij të sigurojnë një pjesë të madhe të këtij fondi apo ndoshta të gjithin. Shpresohet që një zgjidhje të gjendet më 3 shtator, ndërsa Federata mund të kërkojë ndihmë edhe nga shteti shqiptar.

Së fundi, dy skuadra shqiptare të shahut do të marrin pjesë në kupat e Europës dhe këto janë Veleçiku i Koplikut, kampion kombëtar, dhe Butrinti i Sarandës. Aktiviteti i kupave të Europës pritet të zhvillohet më 22 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›