E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Kosova’ ndërpret ndeshjen

Portieri serb i skuadrës belge Gent, Bojan Jorgacevic, ishte cak i tifozëve të Germinal Beerschot në ndeshjen kampionale të mërkurën. Përkrahësit e skuadrës rivale i brohoritën “Kosova, Kosova”, ndërsa gjyqtari e ndërpreu takimin për rreth 15 minuta. Jorgacevic thotë se sporti nuk duhet të përzihet me politikë. Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 12:55

Portieri serb Bojan Jorgacevic është vënë në siklet në ndeshjen e kampionatit belg, ku ekipi i tij Gent luajti në udhëtim te Germinal Beerschot. Tifozët vendas e ngacmuan portierin serb duke thirrur "Kosova, Kosova" dhe si rezultat i këtyre brohoritjeve, ndeshja u ndërpre për rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Gjyqtari kryesor Loren Klemonts i dërgoi lojtarët në dhomat e veshjes dhe arsyetoi veprimin e tij duke thënë: "Ky është racizëm dhe unë është dashur të bëj diçka rreth asaj situate."

Ndërsa pikëpamja e Jorgacevicev është se politika nuk ka vend në ngjarjet sportive.
"Sjellja e tifozëve te Germinalit ishte shumë e marrë. Politika dhe sporti duhet të mbahen të ndara", tha Jorgacevic për mediet belge.

"Kosova për popullin serb është një tokë e shenjtë me një histori të pasur kombëtare. Unë jam shumë i kënaqur se gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen. Ky është një sinjal për të tjerët. Ngjarje të ngjashme nuk do të tolerohen në të ardhmen. Duhet të merret parasysh se në këtë pjesë të Evropës ka pasur luftë dhe që shumë njerëz janë vrarë, "shpjegoi portieri serb.

"Pjesa më e madhe, thuaj se rreth 90 për qind e tifozëve të cilët brohoritën, nuk janë të vetëdijshëm për situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë. Se a është kjo racizëm apo diskriminim, unë nuk dua të komentoj. Quajeni atë injorancë para së gjithash", shtoi Jorgacevic.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Germinalit kanë provokuar lojtarët serbë, duke thirrur "Kosova, Kosova". Situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me sulmuesin e Liverpoolit, Milan Jovanovic, në kohen kur ai luante për Standard Liege, mirëpo atëherë ndeshja nuk ishte ndërprerë. Takimi mes Germinal dhe Gentit përfundoi me 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›